Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar sot qytetarët për Ditën e Verës. Me një foto në Facebook, ku në qendër janë ballokument, ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste, Presidenti Begaj shkruan: “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”.
Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes një video në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.
Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat me përhapje të madhe në të gjithë vendin. Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet. Por po ashtu nuk mungojnë festimet as në Tiranë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…
Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…
Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…
403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…
This website uses cookies.