Dita e viktimave në aksidentet rrugore / Shkodra krahasuar me një vit më parë 13 aksidente më pak në 9 muaj
Sot në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore, ishim dëshmitarë të një aksidenti në fshatin Trush në aksin Shkodër-Velipojë. Ky automjeti tip Ford që drejtohej nga një i ri u përplas me barrierën anësore në rrugës por fatmirtësisht nuk u lëndua shoferi që po udhëtonte i vetëm. Sipas burimeve zyrtare të policisë shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve. Sipas të dhënave nga policia aktualisht në të gjithë qarkun janë 13 akse rrugore që cilësohen si njolla të zeza për aksidentet. Në rrethin e Shkodrës cilësohen si njolla të zeza akset Shkodër- Bushat, Shkodër-Vija e Vrakës, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Mjedë, Shkodër-Muriqan dhe Krye Bushat-Mjedë.
Ndërkohë qytetarët i drejtohen me një apel institucioneve që të kthejnë vëmendjen nga aksi Shkodër-Hani i Hotit.
Referuar shifrave të INSTAT në 9 mujorin e vitit 2022 janë regjistruar 22 aksidente me 33 të vdekur dhe të plagosur, ndërsa në të njëjtën përiudhë të këtij viti numri është më i ulët me 15 aksidente dhe 20 të vdekur dhe të plagosur.
15 Nëntori njihet si Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor e cila organizohet çdo vit, për të kujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe të tjerë të prekur nga këto tragjedi.