Categories: LajmeLajme nga Vendi

Dita e viktimave në aksidentet rrugore / Shkodra krahasuar me një vit më parë 13 aksidente më pak në 9 muaj

Sot në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore, ishim dëshmitarë të një aksidenti në fshatin Trush në aksin Shkodër-Velipojë. Ky automjeti tip Ford që drejtohej nga një i ri u përplas me barrierën anësore në rrugës por fatmirtësisht nuk u lëndua shoferi që po udhëtonte i vetëm. Sipas burimeve  zyrtare të policisë shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve. Sipas të dhënave nga policia aktualisht në të gjithë qarkun janë 13 akse rrugore që cilësohen si njolla të zeza për aksidentet. Në rrethin e Shkodrës cilësohen si njolla të zeza akset Shkodër- Bushat, Shkodër-Vija e Vrakës, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Mjedë, Shkodër-Muriqan dhe Krye Bushat-Mjedë.

Ndërkohë qytetarët i drejtohen me një apel institucioneve që të kthejnë vëmendjen nga aksi Shkodër-Hani i Hotit. 

Referuar  shifrave të INSTAT në 9 mujorin e vitit 2022 janë regjistruar 22 aksidente me 33 të vdekur dhe të plagosur, ndërsa në të njëjtën përiudhë të këtij viti numri është më i ulët me 15 aksidente dhe 20 të vdekur dhe të plagosur.

15 Nëntori njihet si Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor  e cila organizohet çdo vit, për të kujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe të tjerë të prekur nga këto tragjedi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Të vegjlit rrëfejnë mbi librat e preferuar që kanë lexuar

Janë të vegjël, por sot listojnë dhjetëra libra të lexuar. Në Ditën Botërore të Librit…

17 seconds ago

“Ecim për autizmin”  – Marshim sensibilizues në Ditën Botërore të Autizmit

 “Ecim për autizmin”  ishte slogani i marshimit përgjatë pedonales së qytetit. Përfaqësues të Bashkisë Shkodër…

2 minutes ago

Të rrisësh dy fëmijë me autizëm – Familja Kopliku nga Shkodra, rast shprese për shumë të tjerë

Kjo është Etleva Kopliku nga Shkodra.  Dy djemtë e saj, Rezarti dhe Arjet janë të…

12 minutes ago

“Bilbilat” me risi këtë edicion – Kënga popullore qytetare pjesë e konkurrimit të fëmijëve

Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…

18 minutes ago

“2 Prill 1991”, për të mos harruar – Katër qytetarë të Shkodrës u vranë, mbi 80 u plagosën dhe u lënduan

2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…

21 minutes ago

“KEA” përkujton “ 2 Prill 1991 ” – Përfaqësues të këtij subjekti politik  bënë homazhe dhe vendosën kurora

Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…

25 minutes ago

This website uses cookies.