Dita Kombëtare e Alfabetit, gjuhëtari Lloshi: Është i shkëlqyer. Shtëpitë botuese të kenë redaktor

Ndërsa sot, 22 nëntor është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë, gjuhëtari Xhevat Lloshi ka tërhequr vëmendjen e gjuhës amtare. I ftuar në studion e RTSH24, Lloshi vlerësoi si të shkëlqyer alfabetin e gjuhës shqipe ndërsa theksoi faktin që kjo gjuhë përputhet me mjetet elektronike të ditëve të sotme.

Gjuhëtari solli në vëmendje edhe premtimin e Ministrisë së Arsimit për përgatitjen e një manuali të gjuhës shqipe.

Është një alfabet i shkëlqyer, është kaq i mirë saqë përputhet me mjetet elektronike. Edhe tastiera është e përputhshme si në gjuhën anglisht ashtu edhe në shqip. Ka vetëm dy shkronja, ajo Ç dhe Ë, por që mund të zëvendësohen.

Shtëpitë botuese të kenë redaktor, që të shmangen gabimet. Ministria e Arsimit ka premtuar do të përgatisë manualin e gjuhën shqipe. Kam dhjetë vjet që e kërkoj një të tillë”, tha Lloshi.  

Lloshi shprehu shqetësimin se sipas tij “ka rënë niveli i mësimdhënies në shkollë”. Ai shton se është shumë e nevojshme kualifikimi i mësuesve.

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.