Dita Kundër Dhunës, mbi 4 mijë denoncime në vit nga gratë, gjysma me urdhër mbrojtjeje

Dita Kunder Dhunes

Dita Kunder Dhunes

25 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Në nivel global, vlerësohet se rreth 736 milionë gra pothuajse një në tre i janë nënshtruar dhunës fizike dhe ose seksuale nga partneri.

Edhe Shqipëria është i prekur nga ky fenomen botëror, ku sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Radio televizioni Shqiptar, në këtë vit nga janari deri më tani statistikat flasin për 4067 raste të denoncuara në policitë e vendit.

Sipas të dhënave shifrat vazhdojnë të jenë në të njëjtin nivel në vitet e fundit. Nga këto raste 2687 janë pajisur me urdhër mbrojtje.

Qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana. Ndërsa për sa i përket vitit të kaluar janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 5210 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe ka filluar procedimi penal për 1887 raste të kësaj vepre penale.

Të dëmtuar nga dhuna dhe krimet e tjera në marrëdhëniet familjare, në total, për vitin 2022, janë 5225, prej tyre 3767 janë gra dhe vajza dhe 266 fëmijë.

Raporti i publikuar nga OBSH rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon fenomenit të dhunës ndaj grave në Europën Qendrore. Referuar shifrave rezulton se  5% e grave në vendin tonë dhunohen.

Por problem nuk mbetet vetëm dhuna por edhe krime më të rënda ndaj grave. Gjatë vitit të kaluar nga krimi humbën jetën 12 gra ku 6 prej të cilave për marrëdhënie familjare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.