“Dita ndërkombëtare” / Dragusha: Zhvillohet për herë të parë në Fakultetin Ekonomik
Fakulteti ekonomik në Shkodër ka 12 programe studimi, ku 3 prej tyre janë si rezultat i bashkëpunimit me universitete të tjera rajonale. Bashkëpunime të tjera ishin në fokus të “Ditës ndërkombëtare” e cila u organizua me pedagogë të ardhur nga vende të ndryshme.
Në këtë takim, pedagogët e njohur sollën eksperiencat e tyre nga universitetet evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara, ndërsa folën për rëndësinë se si universitetet mund të bashkëpunojnë edhe më shumë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik mes shteteve të Rajonit, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Dita ndërkombetare erdhi në vazhdën e aktiviteteve që fakulteti ka organizuar përgjatë javës në kuadër të 30- vjetorit të krijimit.