Dita ndërkombëtare e artizanatit, hapet në Shkodër panair me punimet e veçanta të artizanëve
10 qershori është dita Ndërkombëtare e Artizanatit. Në kuadër të kësaj dite, Shoqata e Artizanatit dhe Zejeve në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, hapi panairin në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Ishin punimet e veçanta të artizanëve të palodhur , të cilët krijuan një atmosferë ndryshe në rrugën kryesore të qytetit. Ndërsa një vëmendje po i kushtohet edhe rikthimit të zanateve, të cilat janë drejt zhdukjes.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përformancat artistike të shkollës së mesme “Prengë Jakova” . Ndërkohë, ky panair do të jetë i hapur deri me datë 16 qershor.