Dita Ndërkombëtare e Demokracisë me fokus tek të rinjtë dhe liria e shprehjes
Sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Tema e këtij viti është “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme” dhe fokusohet në rolin thelbësor të të rinjve në përparimin e demokracisë dhe garancitë që të kenë zë në vendimmarrje.
Një elektorat i angazhuar dhe i arsimuar mirë është në zemër të shoqërive të forta demokratike. Në mesazhin e tij, shefi i OKB-së, António Guterres fajëson përhapjen aktuale të dezinformatave që po “helmojnë diskursin publik, polarizojnë komunitetet dhe gërryejnë besimin në institucione”.
Duke pasur parasysh efektin e dëmshëm që mund të ketë informacioni i rremë tek të rinjtë, Dita Ndërkombëtare e Demokracisë sivjet i kushtohet “Fuqizimit të gjeneratës së ardhshme” duke u fokusuar në rolin kritik të fëmijëve dhe të rinjve në sigurimin e demokracisë “sot dhe në të ardhmen”.
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë ofron një mundësi për të rishikuar gjendjen e demokracisë në botë, ku megjithë sanksionimin në ligj, liria e shprehjes kufizohet nga shume qeveri përqark globit.