Dita ndërkombëtare e egjiptianëve, Bashkia Shkodër ofron shërbime të integruara
Ndryshe nga komuniteti Rom, një gjë e mirë që është bërë me komunitetin egjiptian është integrimi i fëmijeve, si dhe ndjekja e shkollimit duke i larguar nga rruga. Në Ditën Ndërkombëtare të Egjiptianëve, fëmijët e këtij komuniteti në Shkodër thonë se e ndjekin rregullisht shkollën dhe janë me rezultate të mira.
Për të përmirësuar kushtet social-ekonomike, Bashkia e Shkodrës, që prej vitit 2018, ofron shërbime të integruara, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, por edhe të anëtarëve të varfër dhe të izoluar të komuniteteve të tjera.
Në Shkodër banojnë rreth 500 familje egjiptiane të shpërndara në lagjen “Liria” dhe në lagje të ndryshme të qytetit.