Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Duka mesazh komunitetit

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit u ka dedikuar gazetarëve sportivë një urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.  

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë dua t’ju spreh urimet më të përzemërta dhe t’ju falenderoj për punën tuaj të përkushtuar në raportimin e ngjarjeve brenda komunitetit tonë. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për zhvillimet brenda nesh.

Përmes punëa suaj, ju sollët emocionet dhe ngjarjet e komunitetit tonë në shtëpitë e mijëra tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024.

Ndaj, në emrin tim personal e në emër të FSHF-së ju vlerësoj dhe mbështes përkushtimin dhe kontributin tuaj për gazetarinë sportive në vend.

Gëzuar Ditën Nderkombëtare të Gazetarëve Sportive. Le të vazhdojme të promovojme dhe zhvillojme se bashku sportin e bukur të futbollit në vendin tone!”, ishte mesazhi i Armand Dukës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.