Dita Ndërkombëtare e gjuhës arabe – Myftinia dhe Medreseja e Shkodrës organizojnë veprimtarinë  kushtuar gjuhës së Kuranit

dita e gjuhes arabe

“Gjurmë të arabishtes në trashëgiminë tonë shekullore” ishte fokusi i veprimtarisë  së organizuar nga Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e djemve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe, e vlerësuar si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të pasura të botës.

Në fjalën e tij në këtë vëprimtari, Myftiu  i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari, u ndal tek gjurmët dhe kontributet e disa prej hoxhallarëve të Shkodrës në raport me në literaturën e konsiderushme që ato kanë realizuar në gjuhën e Kuranit.

Myftiu Sytari  tha gjithashtu se është detyrë e studiuesve të hulumtojnë dhe të evidentojnë gjurmët e rëndesishme që ka arabishtja në trashëgiminë tonë letrare , shkencore e tjerë .

Teologu Arben Halluni, ne fjalën e tij, u ndal tek roli i gjuhës arabe si një mjet për dialog, zhvillim dhe shkëmbim ndër kulturor e shkencor.

Nërsa drejtori Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Kujtim Dervishi, ndërmjet të tjerave u shpreh se lënda e gjuhës arabe zë një vend të rëndësishëm në programin mësimor të Medresesë së Shkodrës.

18 dhjetori njihet si dita e Gjuhës Arabe, pasi në këtë datë të vitit 1973 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të futur gjuhën arabe si gjuhën e gjashtë zyrtare në organizatë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.