Sot është Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit Arterial, i quajtur vrasësi i heshtur dhe që prek mbi një miliardë individë në mbarë botën.
Në kuadër të kësaj dite, Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë zhvilluan sot një aktivitet ndërgjegjësues ku çdo qytetar mund të marrë konsulta shëndetësore falas si dhe këshilla nga mjekët për parandalimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale theksoi se “253,344 pacientë kanë përfituar barna me rimbursim gjatë vitit 2023 për trajtimin e hipertensionit arterial”.
“Të shumtë janë ata të cilët nuk janë në dijeni të sëmundjes së tyre, prandaj kontrolli periodik, ekzaminimi, diagnoza dhe trajtimi janë katër hapat që çdo pacient në konsultë me mjekun e familjes duhet të ndjekë për të ruajtur shëndetin e tij”, tha Koçiu.
Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut, si dhe sfida që do të jetë depistimi i më shumë se 1.000.000 adultëve për tensionin e gjakut.
Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentuar sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë.
Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…
Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…
Prej vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…
Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…
This website uses cookies.