Reparti i dializës në Shkodër u vlerësua nga urdhëri i infermierisë si ekipi më i mirë. Për kryeinfermjeren e këtij reparti ky vlerësim është më se i merituar pasi ekipi punon prej vitesh me përkushtim. Sytki Hamja prej 30 vitesh ka punuar pranë repartit të reanimacionit ndërkohë që vitin e fundit ka kaluar në shërbimin ambulator. Për punën e tij ndër vite ai u vlerësua si infermier i vitit. Po ashtu vlerësim mori edhe Gjyste Selvia, mami pranë repartit obstetrik-gjinekologjik. Artan Molla President i urdhërit të infermierve në Shkodër thotë se sfidat që po kalojnë infermierët janë të mëdha. Infermierët kanë një rol të rëndësishëm dhe kanë përgjegjësi kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqënien e njerëzve. Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë infermierët në mbarë botën për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.