Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Të vegjlit rrëfejnë mbi librat e preferuar që kanë lexuar

Janë të vegjël, por sot listojnë dhjetëra libra të lexuar.
Në Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, ata trrgojnë mbi përshtypjet që ka lënë leximi.
Dita Botërore e Librit vjen në nder edhe të lindjes së tregimtarit të madh danez, Hans Christian Andersen.
Për këtë të fundit foli me të vegjlit shkrimtari i njohur, Xhahid Bushati, i cili u ka dedikuar fëmijëve dhjetëra libra gjatë karrierës së tij.
Bashkia Shkodër zgjodhi të dhurojë për fëmijët rreth 100 libra në bibliotekën e qytetit duke pasuruar këtë të fundit.
2 Prilli është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.