Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke frymëzuar dashurinë për leximin dhe për të tërhequr vëmendjen te librat për fëmijë.
Kjo datë është zgjedhur në nder të shkrimtarit të mirënjohur danez, Hans Christian Andersen, përrallat e të cilit kanë edukuar e argëtuar breza të tërë fëmijësh.
Çdo vit caktohet një temë, përzgjidhet posteri përkatës i Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë si dhe një shkrimtar i cili shkruan një mesazh drejtuar fëmijëve të botës.
Për vitin 2025, Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë sponsorizohet nga Holanda dhe posteri është bërë nga dy krijues holandezë të librave për fëmijë. Tema e kësaj dite për vitin 2025 është “Liria e imagjinatës”, dhe motoja është marrë nga fjalia e fundit e poezisë “Gjuha e figurave”:
“Imagjino mbi poezinë time dhe mos ngurro: këto fjalë të përkasin ty edhe pse vijnë nga unë”.
Librat cilësorë për fëmijë, nxisin dhe zhvillojnë imagjinatën e lexuesit të vogël. Këta libra i ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë imagjinatën e tyre, të zhvillojnë krijimtarinë e tyre dhe ta shohin botën në një mënyrë të re. Librat e mirë i ftojnë lexuesit të interpretojnë fjalët, kështu në një farë mënyre mësojnë ta shkruajnë vetë historinë.
Autorja e këtij viti është Rian Visser, një shkrimtare dhe poete holandeze e librave për fëmijë. Ajo shkruan libra komike dhe emocionues që preferohen prej fëmijëve. Nga viti 2024-2026, ajo është emëruar zyrtarisht si Laureatja Holandeze e Librave per Fëmijë.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.