Dita ndërkombëtare e librit, shkolla “Shejnaze Juka” organizoi takimin “Flasim me vargje poetike…”

Data 23 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe kjo datë u manifestua si një ditë feste për shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Shkodër “Shejnaze Juka”. Takimi “Në ditën e librit flasim me vargje poetike, me tinguj gegnisht” kishte në fokus poeten dhe autoren Arjola Zadrima, poezitë e së cilës konkurojnë sot denjësisht në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e tyre ndaj mesazhet në këtë ditë janë me vlerë edhe për ata që shkruajnë.
Libri artistik zë një vend të veçantë për nxënësit e kësaj shkolle.
Data 23 prill është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Librit më 15 nëntor të 1995 përmes një rezolutë të UNESCO-s. Kjo datë mbetet domethënëse për letërsinë botërore.