Dita Ndërkombëtare e Lojës
Sot është Dita Ndërkombëtare e Lojës dhe ky 11 qershor shënon një moment historik të rëndësishëm në përpjekjet për të ruajtur, promovuar dhe për t’i dhënë prioritet lojës. Kjo është hera e parë që Kombet e Bashkuara e kanë vendosur këtë ditë në kalendarin e tyre.
Sipas OKB, loja qëndron përtej rekreacionit të thjeshtë. Ajo është një gjuhë universale e folur nga njerëz të të gjitha moshave, duke kapërcyer kufijtë kombëtarë, kulturorë dhe socio-ekonomikë.
Për fëmijët në veçanti, loja ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve dhe përmirëson kontrollin, kapërcimin e traumave dhe zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë njohëse, fizike, krijuese, sociale dhe emocionale që u nevojiten për të lulëzuar në një botë që ndryshon me shpejtësi.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës e ka përfshirë lojën si një të drejtë themelore të çdo fëmije sipas nenit 31.
Dita ndërkombëtare krijon një moment unifikues në nivel global, kombëtar dhe lokal për të ngritur lart rëndësinë e lojës.
71% e fëmijëve thonë se loja është e rëndësishme sepse i bën ata të lumtur dhe 58% thonë se i ndihmon të bëjnë miq dhe të kalojnë mirë me të tjerët. Është vlerësuar se 160 milionë fëmijë në mbarë botën punojnë në vend që të luajnë apo të mësojnë. Vetëm 1 në 4 fëmijë luajnë rregullisht në rrugë, krahasuar brezin e gjyshërve të tyre, ku pothuajse tre të katërtat thanë se luanin jashtë disa herë në javë.