Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Begaj: Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre

Begaj
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin për shumë vëmendje ndaj tyre.
Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se duhen shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, si dhe t’i zbatohen të drejtat për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.
Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!
Te bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”, shkruan Begaj.