Dita Ndërkombëtare e Radios, Ardit Roshi: Të jep liri mendimi, nuk do perëndoj kurrë
Gazetari Ardit Roshi tha se radio nuk do të vdes kurrë pavarësisht zhvillimit teknologjik. I ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Roshi tha se radio të jep adrenalinë dhe liri mendimi, gjë që nuk ta ofron televizioni.
“Një eksluzivitet që të jep radio, kur ndodhi Gërdeci dhe punoja në një radio janë futur në transmetim dhe kam dalë pas 10 orësh për të raportuar për ngjarjen. Fuqia e mediumit të jep adrenalinë dhe këtë vlerë e kupton vetëm në radio. Radio nuk mendoj së është një element teknologjik që do perëndojë apo vdes ndonjëherë ku ka vetëm një shqisë në dispozicion vetëm dëgjimin. Radio të lë hapësirë mendore për atë që dëgjon dhe këtë nuk ta jep dot Televizioni. Një medium që të jep liri mendimi nuk mund të perëndoj”, tha Roshi.
13 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. Të gjitha karakteristikat që e kanë bërë radion atë që është sot, e bëjnë atë një nga mjetet më të përhapura të informacionit dhe të shkëmbimit të mendimeve dhe, njëkohësisht, një mjet edukativ me potencial shumë të lartë. Për këto arsye UNESCO e shpalli 13 shkurtin ditën botërore të Radios.