Categories: AktualitetLajme

Dita Ndërkombëtare e Radios, gazetarët Xhahu dhe Marku: Të ofron intimitet krahasuar me televizionin

13 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. Kjo datë është zgjedhur pasi më 13 shkurt 1946, pasi Kombet e Bashkuara kanë themeluar Radion zyrtare.

Kjo ditë përkujtohet mbi fuqinë e radios për të shpërndarë informacionin, por edhe rolin e tij edukues dhe argëtues.

Në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, gazetarët Arta Marku dhe Andri Xhahu vlerësuan rolin e radios që ka pasur që nga koha e luftës së dytë botëror, e cila përdorej për të dhënë mesazhe të koduara e deri më sot, ku njerëzit kanë aksesin në informacionin e gjerë.

Gazetarja Marku tha se radio ka intimitet që ofron monolog dhe dialog, ndryshe nga televizioni që ka “zhurmë” dhe shpërqendrim përmes pamjeve vizuale.

“Nuk e di nëse ka njeri që nuk e do radion pasi e njeh atë. Radio ka intimitet, unë radion e konceptoj si monolog dhe dialog, ndërsa në televizioni ka zhurmë dhe debate. Radio tejkalon misionin që ka çdo media dhe ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm që radio ka dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përmes Radio Londrës jepeshin mesazhe dhe nazistët nuk e dinin ende. Këto kanë qenë gjëra të jashtëzakonshme sa radio u kthye në një individ të rrezikshëm sa u ndalua nga gjermanët. Ja pra çfarë ka bërë radio dhe prandaj ajo ka një ditë të saj ndërkombëtare. Edhe gjatë diktuarës edhe shqiptarët me veshin te radio rrinin”, tha Marku.

Edhe gazetari Andri Xhahu tha se radion e ka shumë më të dashur dhe intime dhe se është e vështirë për t’u shkëputur prej saj.

“Kam 20 vite në radio, nisi si rastësisht 16-vjeç në përpjekjet e atij të riut që donte të bënte diçka të bukur. Në shtëpi edhe mësimet i thoja sikur po flisja në radio. Kush e ka provuar radion e kupton që kokën e ke aty, është shumë intime dhe shumë e dashur dhe është e vështirë për t’u shkëputur prej saj.  Radio Tirana ka avantazhin e madje që ka intervistën, informacionin, lidhjet direkte dhe jo vetëm muzikë dhe është i aksesueshëm kudo”, tha Xhahu.

Të gjitha karakteristikat që e kanë bërë radion atë që është sot, e bëjnë atë një nga mjetet më të përhapura të informacionit dhe të shkëmbimit të mendimeve dhe, njëkohësisht, një mjet edukativ me potencial shumë të lartë. Për këto arsye UNESCO e shpalli 13 shkurtin ditën botërore të Radios.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

2 minutes ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

23 minutes ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

30 minutes ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

34 minutes ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

37 minutes ago

Korsitë e biçikletave dhe “PAK” – Beqiri: Janë pakësuar parkingjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…

40 minutes ago

This website uses cookies.