Dita Ndërkombëtare e Radios/Merita Sokoli Çoba përfaqëson një nga zërat emblematikë të Radio Shkodrës

13 Shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios dhe Shkodra ka arsye të mira për ta festuar atë. Radiostacioni i Shkodrës është i dyti më i hershëm në vend pas Radio Tiranës. Një nga zërat që ka shoqëruar dëgjuesit e saj është Merita Sokoli. Për të ky medium ka ndjesi të shumëfishta.Si një familje e konsideron punën me kolegët dhe ish-kolegët e Radio Shkodrës.Që nga 14 gushti i vitit 1979 Merita Sokoli ka kaluar momente të bukura por edhe sfiduese, megjithatë të parat i kujton më shumë.13 Shkurti është zgjedhur si Dita Ndërkombëtare e Radios nga UNESCO pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e saj të parë.