Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave Të Fëmijëve, 350 fëmijë çdo muaj raportojnë raste dhune
300-350 fëmijë çdo muaj raportojnë raste të dhunës në Linjën Kombëtare të Ndihmës për fëmijë në Shqipëri.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve kërkuan më shumë vëmendje nga të gjithë aktorët, e veçanërisht nga institucionet publike.
Gjatë viteve të fundit është shtuar shqetësimi edhe sa i përket dhunës seksuale në internet.
Nën moton ”Mos ma dhuno fëmijërinë”, përfaqësues të shoqërisë civile marshuan përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Marshimi i fjongos blu zhvillohet në Tiranë për të tretin vit radhazi.
Sipërmarrësit në fushën e ndërtimit në Lezhë kërkojnë zhbllokimin e lejeve të ndërtimit. Sipas tyre kjo është domosdoshmëri, pasi e gjithë zona, por sidomos Shëngjini ka nevojë për zhvillim.