Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve – Aktivitet në Shirokë me banorët e “Shtëpisë së të Moshuarve”

Përmes një aktiviteti festiv u festua sot në sheshin e Shirokës dita e të moshuarve me banorët e “Shtëpisë së të Moshuarve” në Shkodër
Të moshuarit u shoqëruan edhe për një shëtitje me anije në liqenin e Shkodrës
Për t’i përshëndetur gjyshërit ishte edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci
Ndërsa pjesë e aktivitetit u bënë edhe drejtuesit e pushtetit lokal
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur 1 tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe tema e këtij viti është: “Të plakesh me dinjitet”.