Dita Ndërkombëtare e Urgjencës, Qendra Kombëtare Mjekësore ndërgjegjëson qytetarët
Me moton “dy duar për të shpëtuar një jetë, janë zhvilluar sot aktivitete të ndryshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Urgjencës.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i pranishëm në aktivitetet i shpjegoi për të pranishmit demonstrimet që bënin infermierët për të dhënë ndihmën e parë çdo personi në rrezik jete.
“Në rastin e një aksidenti apo infarkti ndërhyni përmes disa veprimeve të thjeshta. Koha në të tilla raste është vendimtare” u shpreh ai.
Në ditën ndërkombëtare të urgjencës mjekësore, mjekë dhe infermierë demonstruan këto rregulla në sheshin “Skënderbej” dhe parkun e Liqenit.
“Jetëgjatësia e qelizës cerebrale është 4-6 minuta, pas 6 deri në 10 minuta fillojnë dëmtimet dhe pas 10 minutave ato bëhen të pakthyeshme, që do të thotë personi mund të kthehet në jetë, por do të mbetet gjithë kohën në koma. Duart janë të njëjta që mund të ketë një mjek, një infermier një profesor, duhet vetëm të bëhet në mënyre të rregullt në qendër të gjoksit shtypje 100- 120 herë në minutë duke e shtypur 5-6 cm tek i rrituri, 4-5 cm tek fëmija dhe 2.5- 4 cm tek infanti. Kjo garanton që gjaku I oksigjenuar të qarkullojë, oksigjeni të ushqejë qelizën cerebrale për ato minuta që duhet të mbërrijë ekipi mjekësor”u shpreh Brataj.
Më tej gjatë bashkëbisedimit me qytetarët që shprehin interes për këto demonstrime, Brataj këshillon se, “msos e transportoni vetë personin në spital. Nëse ka një dëmtim të kolonës, mënyra si e lëvizim mund ta dëmtojë, duke I prekur lëvizshmërinë ose ndjeshmërinë. Këshillohet të asistohet të presë sistemin dhe mos jepet ujë i shkakton të vjella, lëviz e dëmtohet që në vendngjarje”
Sipas tij, çdo person që humb jetën në një aksident rrugor statistikat ndërkombëtare tregojnë se dy të tjerë mbeten invalid prej mënyrë së gabuar të ndërhyrjes në vendngjarje apo të transportit drejt spitalit.