Categories: LajmeSociale

Dita Ndërkombëtare e Urgjencës, Qendra Kombëtare Mjekësore ndërgjegjëson qytetarët

Me moton “dy duar për të shpëtuar një jetë, janë zhvilluar sot aktivitete të ndryshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Urgjencës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i pranishëm në aktivitetet i shpjegoi për të pranishmit demonstrimet që bënin infermierët për të dhënë ndihmën e parë çdo personi në rrezik jete.

“Në rastin e një aksidenti  apo infarkti ndërhyni përmes disa veprimeve të thjeshta. Koha në të tilla raste është vendimtare” u shpreh ai.

Në  ditën ndërkombëtare të urgjencës mjekësore,  mjekë dhe infermierë  demonstruan këto rregulla në  sheshin “Skënderbej” dhe parkun e Liqenit.

“Jetëgjatësia e qelizës cerebrale është 4-6  minuta,  pas 6 deri në 10 minuta fillojnë dëmtimet dhe pas 10 minutave ato bëhen të pakthyeshme, që do të thotë personi  mund të kthehet në jetë, por do të mbetet gjithë kohën në koma. Duart janë të njëjta që mund të ketë një mjek, një infermier një profesor,  duhet vetëm të bëhet në mënyre të rregullt në qendër të gjoksit shtypje 100- 120 herë në minutë duke e shtypur 5-6 cm tek i rrituri,  4-5 cm tek fëmija dhe  2.5- 4 cm tek infanti.  Kjo garanton që gjaku I oksigjenuar të qarkullojë, oksigjeni të ushqejë qelizën cerebrale për ato minuta që duhet të mbërrijë ekipi mjekësor”u shpreh Brataj.

Më tej gjatë bashkëbisedimit me qytetarët që shprehin interes për këto demonstrime, Brataj këshillon se, “msos e transportoni vetë personin në spital. Nëse ka një dëmtim të kolonës, mënyra si e lëvizim mund ta dëmtojë, duke I prekur lëvizshmërinë ose ndjeshmërinë. Këshillohet të asistohet të presë sistemin dhe mos jepet ujë i shkakton  të vjella, lëviz e dëmtohet që në vendngjarje”

Sipas tij, çdo person që humb jetën në një aksident  rrugor  statistikat ndërkombëtare tregojnë se dy të tjerë mbeten invalid prej mënyrë së gabuar të ndërhyrjes në vendngjarje  apo të transportit drejt spitalit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

40 minutes ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

42 minutes ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

43 minutes ago

Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona

Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…

45 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…

47 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…

49 minutes ago

This website uses cookies.