Dita Përkujtimore e Holokaustit, Rama: Shqipëria gjithnjë e hapur për popullin hebre

Përkujtimore e Holokaustit

Në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe rolin e Shqipërisë në ndihmën ndaj popullit hebre. Në një postim në X, Rama shkruan se Shqipëria u bë “një shenjtore”, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë.

Rama përsërit qëndrimin e vendit si kundër antisemitizmit, ashtu edhe islamofobisë, teksa shton se si hebrenjtë, ashtu edhe palestinezët duhet të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane.

Kryeministri Rama i bën ftesë popullit hebre që të vizitojnë dhe të investojnë në Shqipëri, për të ndërtuar, siç thotë ai, një të ardhme të përbashkët.

Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë miliona jetë që humbën dhe rezistencën e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një shenjtërore—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë. Ne qëndruam atëherë, dhe qëndrojmë tani, si kundër antisemitizmit, ashtu edhe islamofobisë. Ne duam që si hebrenjtë, ashtu edhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane; Pa tunele terrori dhe pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet”, shkruan Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.