Dita sot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 41 gradë

Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet dhe vranësira në zonat malore. Era do të jetë me drejtim perëndim 7–15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/36°C
- Zonat e ulëta 20/41°C
- Zonat bregdetare 22/37°C
Kosova për dt. 11 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C–19°C në mëngjes deri në 32°C–33°C gradë Celsius në mesditë.
E hënë, 12 gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5–0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/38°C
- Zonat e ulëta 20/41°C
- Zonat bregdetare 24/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari