Ditë e paqëndrueshme, vranësira, kthjellime dhe reshje shiu
Masat ajrore të paqëndrueshme nga Atlantiku po avancojnë drejt Europës Qendrore të cilat do të ndikojnë edhe rajonin e Mesdheut në ditët në vijim.
Enjte, 21 Shtator 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në veri pjesërisht në zonat kodrinore. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 6 -12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 16/28°C
- Zonat e ulëta 18/33°C
- Zonat bregdetare 23/31°C