Ditë e shënuar për Asllanin dhe Interin

Asllanin dhe Interin

Interi feston sot ditëlindjen e 117-të. Klubi zikaltër është themeluar në 9 mars të vitit 1908.

“Të jesh zikaltër është një arritje, një shenjë e përsosmërisë…”. Forca e kësaj fraze të Giacinto Façhettit nuk është vetëm në tingullin e saj, por në thellësinë e kuptimit me të cilin tregohet lidhja që bashkon çdo tifoz të Interit. Një lidhje që matet jo vetëm me zemër, por edhe me mendjen, me shpirtin, me sakrificën dhe dashurinë për një fanellë që përfaqëson më shumë se një ekip: një qytet, një vend, miliona tifozë, simbol i një historie që është farkëtuar mbi 117 vjet”, shkruhet në postimin e klubit.

Por 9 marsi është një ditë e veçantë edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, që luan në kampionatin italian me Interin. Pasi mbërriti tek Interi në verën e vitit 2022, Kristjan deri më tani ka bërë 85 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola me fanellën e zikaltërve. Klubi uron Asllanin në këtë ditë të veçantë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.