Ditë fushore në bujqësi, QTTB demostron farat e grurit dhe kultivarët e patates që janë në eksperimentim

QTTB ka zhvilluar sot një ditë fushore me qëllim njohjen e bazës së tyre eksperimentale, duke demostruar farat e grurit dhe elbit të zgjedhura për eksperiment si dhe kultivarët e patates dhe fasules.

Kultivarët e rinj të siguruar nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve janë në vitin e 2-të të testimit për të vlerësuar më pas se cilët i përshtaten klimës së rajonit juglindor.

Kjo QTTB zhvillon dhe prodhon farëra super elitë dhe elite të grurit në tre varietete, të elbit në dy varietet dhe shumëzimin e patates”, u shpreh Drejtor i QTTB, Miliano Muharem.    

Në këtë ditë u dëshmua dhe mbi gjendjen aktuale të parcelave dhe rezultatet e deritanishëm.

Në këtë ditë morri pjesë dhe Zëvendës Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari.

“Ka ndikuar shumë mirë në shpërndarjen e fondeve, në mënyrën e organizimit dhe skema. Duke parë që nevojat e bujqësisë janë shumë të mëdha, qeveria ka iniciuar një iniciativë që mundet që në shtator të mbështetët me grante”, tha Jaupllari.

Në këto parcela në eksperiment janë 9 kultivarë gruri, 8 elbi, 7 fasulesh dhe 10 kultivarë patatesh

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.