Ditë “jo” për basketbollin shkodran/Vllaznia-Flamurtari femra, 44-54, dhe Vllaznia-Kamza meshkuj, 62-102

basket femra

basket femra

Një ditë “jo” për basketbollin shkodran, ka qënë ajo e djeshmja, kur që të dy ekipet e Vllaznisë, për femra dhe meshkuj i kanë humbur ndeshjet e tyre. Që të dy ekipet i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku të parat në parket janë shfaqur femrat. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj kishte përballë ekipin kampion të Flamurtarit. Kronika e lojës flet për një rivalitet, kur skuadra mike fiton periodën e parë 13 me 29, ndërkohë që Vllaznia fiton të dytën 21 me 19. Pjesa e dytë nis përsëri më mirë për Flamurtarin që fiton periodën e tretë 15 me 29, por në periodën e katërt Vllaznia e përmirëson ndjeshëm lojën e saj duke e barazuar rezultatin, madje është edhe pranë fitores, por në dy-tre minutat e fundit, kampionet në fuqi të Flamurtarit me tre lojtare të huaja në formacion e mbyllin ndeshjen në favorin e tyre, 44-54.Ndryshe nga ekipi i femrave që rivalizoi deri në fund, basketbollistët meshkuj të Vllaznisë , të cilët u ndeshën me Kamzën bënë një paraqitje aspak të mirë në këtë ndeshje. Përpos një periode të dytë të fituar 21 me 19, tre të tjerat u fituan nga Kamza, përkatësisht 13-29, 15-29, 13-25 duke dalë fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin e thellë 62-102.Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për javën e katërt të Superligës së basketbollit meshkuj, ku pas humbjes në shtëpi me Kamzën, Vllaznia ka regjistruar, dy fitore dhe dy humbje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.