Lajme

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 69 vjet.

Ai u lind më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Më 3 nëntor 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës. /KosovaPress/

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Studio Sport” në RTSH Shkodra/Futbolli dhe lojrat me dorë në analizën e të ftuarve në panel

Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…

2 minutes ago

Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…

8 minutes ago

PD përkujton Ditën e Flamurit/Deputetë, të zgjedhur vendorë dhe drejtues lokalë vendosin kurora tek shtatorja e Luigj Gurakuqit

Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…

10 minutes ago

Koncerti me motive kombëtare/Ansambli “Shota” performoi këngë dhe valle tradicionale në teatrin “Migjeni”

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…

12 minutes ago

Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira

Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…

14 minutes ago

Ceremonia e ngritjes së Flamurit/ Autoritetet fetare në Shkodër, mesazh bashkimi për shqiptarët

Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…

19 minutes ago

This website uses cookies.