Ditëlindja e legjendës Bizi / Urim special nga ana e presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi

Mjeshtri i Madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, ka marrë një urim special me rastin e ditëlindjes së 76-të të tij. Ka qënë presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ai i cili, përmes një takimi të ngrohtë me ikonën e futbollit shkodran, i ka uruar ditëlindjen e 76-të Sabah Bizit. Takimi në fjalë mes presidentit kuqeblu Alban Xhaferi dhe mjeshtrit Bizi, është përcjellë edhe në faqen zyrtare te KF Vllaznia:

“76- vjetori i lindjes të ikonës së futbollit shkodran- Sabah Bizi, nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e duhur edhe të Klubit të Futbollit Vllaznia. Presidenti Alban Xhaferi ia ka uruar ditëlindjen njërit prej emrave më të mëdhenj të historisë së këtij klubi, ndërkohë vetë mjeshtri Bizi përpos falenderimit për kujtesën ndaj tij, i ka bërë të ditur numrit 1 të klubit se ndjek me shumë vëmendje të gjithë ecurinë e skuadrës së tij të zemrës. Madje, premtoi që të dielën do të jetë në stadium për ta mbështetur atë në ndeshjen ndaj Partizanit.

Legjenda mbetet legjendë- Sabah Bizi!”

Një urim për ditëlindjen e 76-të të mjeshtrit të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, vjen edhe nga RTSH Shkodra: Edhe 100 të tjera Bizi i madh!

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.