Ditëlindja e Profetit Muhamed – Myftiu i Shkodrës, bota ka nevojë për politika pro arsimit dhe familjes
Në xhaminë e Dudasit është përkujtuar lindja e Profetit Muhamed.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, përpara besimtarëve, vuri theksin tek rëndësia e arsimimit të brezit të ri dhe vlerave të familjes për të cilën sot bota ka më shumë nevojë se kurrë
Myftiu ftoi besimtarët që të jenë të vëmendshëm dhe të kundërshtojnë krejt politikat, që kanë për qëllim të prishin familjen, të dëmtojnë rininë dhe të shkatërrojnë tabanin shekullor të besimit dhe të identitetit fetar dhe kombëtar.