Ditëlindje në qiell, Enver Hyseni spikati për 40 vite si aktor i teatrit “Migjeni”

Për 40 vite do të jepte gjithçka në skenën e teatrit “Migjeni”,  ndërsa nga ky i fundit do të merrte duartrokitjet e një publiku të tërë sa herë do të ishte përballë tij. Enver Hyseni ishte aktori i dhjetëra roleve të karakterit,  kryesisht atyre pozitivë dhe do të spikaste shpejt për cilësitë e tij të veçanta aktoreske.

“Dome” e thërrisnin miqtë e kolegët e aktorit shkodran, të ndarë nga jeta në tetorin e vitit 2022,  sipas monodramës së regjisorit Stefan Çapaliku. Arkivisti dhe aktori i teatrit “Migjeni”, Astrit Fani e ruan me fanatizëm valixhen me mbishkrimin “Dome” dhe domen e donin të gjithë…

Veç roleve në teatër, Enver Hyseni do të aktivizohej po ashtu edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 si dhe pas ndryshimit të sistemit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.