Ditët e kujtesës 2024, IDMC sjell botimin “Gjyqet ndaj nomenklaturës komuniste 1993-1996“
Ditët e Kujtesës, janë një aktivitet i përvitshëm, që organizohet nga Instituti për Demokraci,Media dhe Kulturë për të ndërgjegjësuar shoqërinë për pasojat e krimeve të regjimit komunist dhe forcimin e dialogut mbi të shkuarën. Këtë vit IDMC sjell botimin “Gjyqet ndaj nomlakaturës komuniste 1993-1996“ duke ofruar e pasqyruar një panoramë të kontekstit historik e politik në të cilin u zhvilluan proceset gjyqësore.
Botimi “Gjyqet ndaj nomenklaturës komuniste“, vjen para lexuesit për herë parë dhe ky kërkim sipas autorëve, hedh dritë mbi përgjigjet e pyetjeve tejet të debatuara në vitet 1990,por të lëna sot në harresë.
Ky botim është jo vetëm një dokumentacion i ngjarjeve por edhe një kontribut për diskutim dhe reflektim mbi drejtësinë tranzicionale në kontekstin e Shqipërisë e do të shërbejë në të arsdhmen por edhe do të ndihmojë në forcimin e sistemit gjyqësor.
Libri „Gjyqet ndaj nomenklaturës komuniste”, që ka për autor, Çelo Hoxha, Jonila Godole dhe Kastriot Dervishi, do të plotësohet në një botim të dytë, me ese dhe vendime juridike, për të treguar sesi historia duhet treguar me fakte.