“Ditët e Qëndresës”/Të përndjekurit politik në Shkodër nderojnë viktimat e komunizmit
Të përndjekurit politik në Shkodër përkujtuan “Ditët e Qëndresës”, të cilat i kushtohen viktimave, të arrestuarve dhe të internuarve gjatë regjimit komunist. Përfaqësues të shoqatës të së përndjekurve politikë, drejtues vendorë, dhe përfaqësues të politikës në Shkodër nderuan me kurora me lule në memorialin kushtuar ish-të perndjekurve politik. Mes të pranishmëve në fjalën e saj deputetja Emilia Koliqi tha se do të duhen edhe 30 vite të tjera për të shlyer borxhin ndaj të persekutuarve. “Ditët e Kujtesës” organizohen në Shqipëri që nga viti 2016 nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”.