Ditët e trashëgimisë kulturore/ Aktivitetet vijuan me shfaqjen e tre dokumentarëve premierë kushtuar folklorit

ditet e trasheg
Ditët e Trashëgimisë Kulturore po sjellin aktivitete të larmishme me fokus këtë pasuri të kombit tonë. Në mjediset e qendrës rinore “Atelie” u shfaqën tre dokumentarë premierë: “Neço Muko, grupi i tij dhe koha e tyre”, “Bilbil Vlora, themeluesi i traditës muzikore me saze në Labëri” dhe “Shqiptarë neve jemi…” kushtuar folkloristit Spiro Dine.
Niko Kotherja, drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale thotë se vlera e këtyre dokumentarëve është e madhe.Më tej Kotherja tregon arsyet e përzgjedhjes së Shkodrës për Ditët e Trashëgimisë Kulturore.Aktivitetet me fokus trashëgiminë kulturore do të vijojnë edhe në qytete të tjera të vendit.