Ditët Europiane të Trashëgimisë – Studiuesja Eleni Laperi në “Marubi” për figurën e Idromenos
![marubi lucio](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/09/marubi-lucio.jpg?fit=1024%2C588&ssl=1)
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” riktheu në vëmendje figurën historike të artistit Kolë Idromeno.
E ftuar në takimin e zhvilluar në mjediset e tij ishte studiuesja e njohur Eleni Laperi që pak kohë më parë botoi një libër kushtuar rolit të Idromenos në artin shqiptar. “Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë” ishte tema e kësaj bisede.
Studiuesja flet mbi ndikimin që fotografia dhe piktura kishin në Shkodrën e hershme.
Takimi i zhvilluar në Muzeun “Marubi” është vazhdë e një sërë aktivitetesh që po zhvillohen në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë.