Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundoi ditët konsullore në Dublin, një nismë për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Irlandë.
Ministri Igli Hasani në rrjetet sociale ka ndarë fotot ku shtetasit shqiptar aplikojnë për mjetet e identifikimit.
“Ditët konsullore janë pjesë e projektit “Ishujt”, të zbatuar në Greqi e Irlandë në periudhën prill – qershor 2024, gjatë të cilit u ofruan rreth 2 mijë shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që banojnë në këto dy shtete”, shkruan Hasani.
“Ishujt”, shkruan ministri Hasani, aplikohet për të tretin vit radhazi duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin, përmes shkurtimit të kohës dhe dokumentacionit, për të gjithë ata shtetas që aplikojnë për dokumente identifikimi apo shërbime të tjera konsullore.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.