Diversifikimi i energjisë, Balluku: Kemi nisur studim fizibiliteti për linjën nënujore Shqipëri-Itali

Shqipëria ka projekte të shumta lidhur me diversifikimin e energjisë gjatë vitit 2024, të cilat kanë nisur të hedhin hapat e para të punës. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha nga Athina se ka nisur studimi i fizibilitetit përsa i përket linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë.

Gjithashtu, shtoi Balluku, Shqipëria ka nisur punën për projektin e ndërlidhjes energjetike me Maqedoninë e Veriut dhe dyfishimin e linjës së transmetimit me Greqinë.

“Kemi diskutuar përsa i përket asaj që është shumë e rëndësishme, këto kapacitete të cilat ngrihen dita ditës kanë nevojë për interkonjeksion. Një interkonjeksion që tashmë po shkon në një nivel tjetër. Shqipëria ka nisur punën për projektin e ndërlidhjes energjetike me Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Shqipëria është duke punuar ngushtësisht për të nisur projektin me Greqinë për të dyfishuar linjën e transmetimit dhe në ndërkohë, kam ndarë gjithashtu me kolegët e mi, dhe lajmin e mirë që së bashku me Operatorin e Transmetimit Italian, Operatori i Transmetimit Shqiptar është duke nisur një studim fizibiliteti përsa i përket linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë.

Duke dëgjuar të gjitha planet e së ardhmes, duke dëgjuar të gjithë angazhimin e palës greke në këtë rast përsa i përket linjave të interkonjeksionit për të lidhur kështu Greqinë me Qipron dhe më pas me Izraelin, Greqinë me Arabinë Saudite apo Greqinë më vende të tjera na bën besimplotë se përmes këtij bashkëpunimi rajonal ne do të përfitojmë edhe nga projektet të cilat po zhvillohen në vendet fqinje”, tha Balluku.

Balluku po merr pjesë në Ministerialin e Europës Qendrore dhe Jugore për intekonektivitetin energjetik që po zhvillohet në Athinë, ku tha se Shqipëria renditet mbas Suedisë dhe Finlandës përsa i përket përdorimit të energjisë së rinovueshme.

“Gjatë Ministerialit të Europës Qendrore dhe Jugore për intekonektivitetin energjetik të zhvilluar në Athinë u diskutuan dy nga çështjet primare që sektori i energjisë europiane ka. Dekarbonizimin dhe sigurinë energjetike. Sigurisht në çështjen e dekarbonizimit Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim, për më tepër nga të dhënat e Eurostat javën e fundit Shqipëria rankohet e treta, mbas Suedisë dhe Finlandës përsa i përket përdorimit të energjisë së rinovueshme, duke e bërë kështu një tjetër kampione në fushën e përdorimit të energjisë së rinovueshme. Bashkimi Europian do të mundohet të incentivojë të gjitha këto nisma duke nisur nga energjia e rinovueshme, tek energjia nukleare dhe tek gazi, padyshim një sektor shumë i rëndësishëm energjetik ky që ka të bëjë me sigurinë energjetike, sidomos pas të gjitha ngjarjeve të agresionit rus në Ukrainë”, tha Balluku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.