Divorce të shumta gjatë vitit 2023, avokati Brunga apel çifteve : Mos përçoni urrejte tek fëmijët !

Viti 2023 ka vijuar me raste të shtuara të zgjidhjeve martesore. Sipas avokatit Ardjan Brunga , arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbetet gjendja ekonomike
Ajo që bie në sy është ulja e rasteve të dhunës në familje. Për avokatët ndikim ka patur zbatimi rigoroz i ligjit, ku për çdo rast dhunuesit janë ndëshkuar me burg.
Mesazhi i drejtohet familjeve që janë në proces dicorvi, por që kanë edhe fëmijë. “Mos ndikoni negativisht tek të vegjlit, mos i rrisni me urrejtje ndaj njërit prind! “, është apeli që Bungaja u drejton çifteve
Në vitin që lamë pas, Gjykata e shkallës së parë, juridiksioni Shkodër, ka gjykuar 328 çështje me objekt zgjidhje martese, ku vetëm 8 prej tyre kanë qenë me kërkesë të dy palëve.