Dixhitalizimi, prioritet për vitin 2024 / Biblioteka “Marin Barleti” do ta fokusojë procesin tek librat për fëmijë dhe revistat
Biblioteka “Marin Barleti” do të vazhdojë të ketë në vëmendjen e saj shërbimin ndaj lexuesve edhe përgjatë vitit 2024. Drejtuesja Ledia Dushi tregon se prioritet për institucionin që drejton do të jetë krijimi i hapësirave të nevojshme për frekuentuesit e saj.
Viti 2023 ishte i mbushur me aktivitete për Bibliotekën “Marin Barleti”. Po ashtu edhe në këtë vit do të ketë një kalendar të pasur me veprimtari që kanë në fokus librin.
Proçesi i dxhitalizimit do të vijojë tek librat për fëmijë si dhe revistat që i përkasin fillimit të shek. XX.
Aktiviteti i parë i vitit për bibliotekën “Marin Barleti” iu dedikua letërsisë në kohës e luftës së Kosovës, një vepër studimore e autores nga Kosova, Blerina Rogova Gaxha.