Djalë, fëmija i parë në Shkodër për vitin 2025 – Fëmija erdhi në jetë në orën 02:40 dhe gëzon shëndet të plotë
Një djalë i shëndetshëm është fëmija i parë që lindi në Shkodër sapo hyri viti i ri 2025.
Ky vit filloi me gëzim, pasi një fëmijë, pesha e të cilit është 3 kilogramë e 100 gramë, erdhi në jetë në maternitetin e Shkodrës në orën 02:40 të mëngjesit.
Sipas mjekëve, lindja ka kaluar pa probleme dhe si nëna, ashtu edhe foshnja, gëzojnë shëndet të plotë.
Ekipi i mjekëve në maternitetin e Shkodrës ka pasur një natë të qetë, pasi nuk ka pasur lindje të tjera gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Stafi i maternitetit ka qenë i gatshëm dhe me kapacitet të plotë për t’i shërbyer çdo pacienti në këto ditë festive.