Djali me aftësi të kufizuara vdiq në makinë nga nxehtësia, gjykata liron nga qelia prindërit shqiptarë

Janë liruar nga qelia prindërit e 23-vjeçarit me aftësi të kufizuara, i cili humbi jetën në makinë nga nxehtësia. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik.
Gjykata e Halkidës vendosi për ta masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj. Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.23-vjeçari jetonte me familjen e tij në Amarinthos, Evia, dhe prindërit e tij kishin një dyqan ushqimor në zonë. I riu u gjet pas tre orësh në makinë nga vetë prindërit të cilët e dërguan në spitalin e Halkidës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu ndërroi jetë mbrëmjen e 13 korrikut.