Djali u shpall fajtor për tri akuza, Bajdeni zotohet se do “respektojë procesin gjyqësor”

Presidenti amerikan Xho Bajden (o. Joe Biden) tha të martën se nuk do i dalë kundër gjykatës që e shpalli fajtor djalin e tij, Hanter Bajden (o. Hunter).

Juria gjykoi një ditë më parë, pas një jave të gjatë seancash, se 54-vjeçari kreu krim duke bërë deklarata të rreme për sa i përket përdorimit të drogës, kur në vitin 2018 ai bleu një armë zjarri.

Ndaj tij rëndojnë tri akuza, që parashikojnë edhe dënimin me burg për disa vite.

Unë jam presidenti, por jam edhe një baba. Xhilli (o. Jill) dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi krenarë për burrin që ai është sot. Unë do e respektoj verdiktin në këtë rast dhe do vazhdoj të respektoj sistemin gjyqësor, ndërkohë që Hanteri po mendon ta apelojë atë,” deklaroi presidenti Bajden.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë përjashtoi çdo mundësi që i jep pushteti për ta amnistuar djalin e tij.

Vetë Hanteri tha në një deklaratë për shtyp se verdikti ishte “zhgënjyes” për të, por falënderoi familjen që e mbështetën në këtë moment. Edhe presidenti Bajden udhëtoi drejt Delauerit në orët e pasdites, për të takuar atë personalisht.

Vendimi kundër djalit të presidentit vjen më pak se dy javë pas verdiktit për të shpallur fajtor ish-presidentin Donald Tramp (o. Trump), kandidatin e prezumuar të republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit.

Gjyqi kundër Hanter Bajdenit “nuk është asgjë më shumë sesa një heqje vëmendjeje nga krimet reale të Familjes Kriminale Bajden,” tha zëdhënësja e fushatës së Trampit, Karolinë Levit (o. Karoline Leavitt). /NBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.