Categories: AktualitetLajme

Djegësi/ Berisha: SPAK amnistoi autorët kryesorë të vjedhjes të shekullitli i 62-të

Ish-Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp u shpreh SPAK ka amnistuar autorët kryesorë të vjedhjes të shekullit, konkretisht Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe natyrisht aksioner të tjerë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mërtiri, Zoto dhe ndonjë tjetër.

“Mbrëmë mediat dështuan totalisht një përpjekje kriminale të SKAP-it të partisë për të paraqitur vjedhjen e shekullit si vepër të një grupi të Lefter Kokës dhe zyrtarëve përreth tij. Duke thënë këtë, theksoj se pa diskutim se Koka është një ladrino i vogël, një vjedhës i vogël në krahasim me Erion Veliajn, Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe enturazhin e tyre”.

Sipas Sali Berishës, Erion Veliaj është personi kryesor përgjegjës pasi është autori i ndryshimit të trajtimit të mbetjeve në Tiranë nga metoda pa djegie në metodën me djegie.

Pa këtë Erion Veliaj është personi që me firmën e tij, u shpreh Berisha,  siç faktojnë shkresat, që ai si kryetar bashkie i dërgon Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt, i del zot studimit të fizibilitetit për djegësin e Tiranës, studim që falsifikon me qëllime fitimi leverdishmërinë e këtij djegësi.

“Erion Veliaj duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka dhënë garanci me firmën e tij pa mbledhur këshillin, për pagesën 92 milionë euro për djegësin e Tiranës, çka do të thotë se ai është padron i padiskutueshëm, por edhe një manipulues dhe falsifikator. Erion Veliaj ka bërë presion vetë dhe me Velicën ndaj anëtarëve e KVO për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë e tij”u shpreh ndër të tjera Berisha .

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.