Djegia e shkollave në Belgjikë, shkak edukimi seksual i detyrueshëm

25fd61313e144a26805370830208c60a

25fd61313e144a26805370830208c60a

Kryeministri belg Alexander De Croo tha se do të kërkojë ndihmën e ekspertëve të qeverisë për ekstremizmin pas një sërë zjarrvëniesh në shkolla. Qeveria mendon se sulmet janë të lidhura me një program të diskutueshëm shkollor të edukimit seksual.

Programi kërkon katër orë trajnim për studentët e moshës 11, 12, 15 deri në 16 vjeç, me qëllim që t’i ndihmojë ata të zhvillojnë jetën e tyre seksuale. Programi kishte vite që ekzistonte dhe ishte i disponueshëm për të gjitha grup moshat, por nuk ishte i detyrueshëm.

Në një demokraci si e jona, ne kurrë nuk do të lejojmë që shkollat ​​tona të jenë një objektiv. Ne jetojmë në një vend tolerance dhe toleranca do të thotë se mund të kemi një debat, këndvështrime të ndryshme, por kjo nuk mund të çojë kurrë në dhunë, veçanërisht në vendet që frekuentohen nga fëmijët tanë,” tha De Croo. 

Ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden, bëri thirrje për ndalimin e sulmeve. “Ne nuk i prekim shkollat ​​tona,” tha ajo gjatë një konference për shtyp.

De Croo tha se ai i ka kërkuar organit përgjegjës për përpunimin e inteligjencës mbi “terrorin, ekstremizmin dhe radikalizimin” për të analizuar situatën.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për zjarret e ndezura në gjashtë shkolla dhe asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Këtë vit, rreth 100,000 studentë në federatën Wallonia-Bruksel u kërkohet të ndjekin dy seancat për një total prej katër orësh trajnimi.

Protestat, ku morën pjesë disa qindra njerëz, janë organizuar edhe në Bruksel. Disa grupe islamike gjithashtu e kanë dënuar programin në një deklaratë të përbashkët, nga frika se do të favorizojë “hiperseksualizimin” e fëmijëve.

De Croo tha se edukimi seksual është ofruar në Belgjikë për gjysmë shekulli dhe paralajmëroi se vendi nuk do të bëjë hapa prapa. “Nuk është e re, është baza e shëndetit seksual, por edhe baza që fëmijët tanë të jenë të vetëdijshëm për të drejtat dhe integritetin e tyre (fizik),” shtoi ai.

Mediat lokale duke cituar zyrën e prokurorit në qytetin e Charleroi thanë se hetimi nuk ka vërtetuar një lidhje midis gjashtë zjarr vënieve deri më tani. Sipas mediave lokale, dy shkolla të tjera, në qytetin e Liege dhe Wallonia, janë vandalizuar./AP/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.