Do njihet me akuzat për dosjen “Partizani”, Berisha: Pres vendim politik nga SPAK, manipuloi dokumentet
Ish kryeministri Sali Berisha do të njihet sot me akuzat nga SPAK lidhur me hetimet e tij për dosjen “Partizani”. Berisha ka mbërritur në orën 12.00 në SPAK, ku prokurorët do i komunikojnë akuzat, ndërsa pas tij në orën 14.00 me akuzat do të njihet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Pas daljes nga banesa për të shkruar drejt SPAK, Berisha tha për gazetarët se “e gjithë hetimi ndaj tij është një trillim dhe pret një vendim politik të gjykatës me urdhër të Edi Ramës”.
“Prokuroria politike e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës ka hetuar Sali Berishën në tre breza deri te mbesat e mija qysh në një kohë kur ato nuk kishin lindur ende. Ata kanë hetuar veprimtarinë e PD që para 20 vitesh deri të zgjedhjet e vitit 2023. Me urdhër politik, mercenarët e SPAK mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës pa asnjë fakt por me dëshirë të Ramës. SPAK, prokuroria private politike e Ramës, me dosjen Partizani krijoi një mashtrim dhe manipuloi dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg shtëpie në mënyrë të paligjshme Sali Berishën me qëllim për të plotësuar dëshirën e Ramës. Në dosjen hetimore Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë para publike. Berisha u vu në arrest pas kallëzimit të rremë të Taulant Ballës se toka nuk iu takonte pronarëve, pasi ishte shpronësuar nga autoritete italiane. Prokurorët politik e dinin se kjo nuk ishte e vërtetë pasi e faktonin fletoret zyrtare të viteve ‘42-43. Firma e Berishës nuk ekziston në asnjë prej dokumenteve dhe nuk ka asnjë dokument që fakton se Berisha i ka bërë presion ndokujt për të bërë shpronësimet për klubin Partizani. Sot unë marr akuzën politike dhe do njihem me materialet e manipuluara”, tha Berisha
Ndërkohë që para SPAK janë mbledhur të gjithë mbështetësit e Berishës në shenjë proteste.
Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” në dhjetor 2023 për hetimet për çështjen “Partizani”.
ne perditesim…