Lajme

Do njihet me akuzat për dosjen “Partizani”, Berisha: Pres vendim politik nga SPAK, manipuloi dokumentet

Ish kryeministri Sali Berisha do të njihet sot me akuzat nga SPAK lidhur me hetimet e tij për dosjen “Partizani”. Berisha ka mbërritur në orën 12.00 në SPAK, ku prokurorët do i komunikojnë akuzat, ndërsa pas tij në orën 14.00 me akuzat do të njihet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Pas daljes nga banesa për të shkruar drejt SPAK, Berisha tha për gazetarët se “e gjithë hetimi ndaj tij është një trillim dhe pret një vendim politik të gjykatës me urdhër të Edi Ramës”.

 “Prokuroria politike e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e  rremë të Taulant Ballës ka hetuar Sali Berishën në tre breza deri te mbesat e mija qysh në një kohë kur ato nuk kishin lindur ende. Ata kanë hetuar veprimtarinë e PD që para 20 vitesh deri të zgjedhjet e vitit 2023. Me urdhër politik, mercenarët e SPAK mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës pa asnjë fakt por me dëshirë të Ramës. SPAK, prokuroria private politike e Ramës, me dosjen Partizani krijoi një mashtrim dhe manipuloi dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg shtëpie në mënyrë të paligjshme Sali Berishën me qëllim për të plotësuar dëshirën e Ramës. Në dosjen hetimore Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë para publike. Berisha u vu në arrest pas kallëzimit të rremë të Taulant Ballës se toka nuk iu takonte pronarëve, pasi ishte shpronësuar nga autoritete italiane. Prokurorët politik e dinin se kjo nuk ishte e vërtetë pasi e faktonin fletoret zyrtare të viteve ‘42-43. Firma e Berishës nuk ekziston në asnjë prej dokumenteve dhe nuk ka asnjë dokument që fakton se Berisha i ka bërë presion ndokujt për të bërë shpronësimet për klubin Partizani. Sot unë marr akuzën politike dhe do njihem me materialet e manipuluara”, tha Berisha

Ndërkohë që para SPAK janë mbledhur të gjithë mbështetësit e Berishës në shenjë proteste.

Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” në dhjetor 2023 për hetimet për çështjen “Partizani”.

ne perditesim…

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.